Dy punëtorë shëndetësorë në QKUK rrahen nga një familjar i pacientit

Dy punëtorë shëndetësorë të QKUK-së janë rrahur nga një familjar i pacientit i cili është larguar pastaj nga vendi i ngjarjes. Rasti është cilësuar si ‘lëndim i rëndë trupor’.

QKUK 08.01.2021 – 14:40. Dy viktima femër dhe mashkull  kosovar infermiere dhe anesteziolog, kanë raportuar se për deri sa ishin në vendin e punës, janë kanosur dhe sulmuar fizikisht nga një familjar i një pacienti i cili ishte i shtruar në QKUK. I dyshuari është larguar në vendin e ngjarjes. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti është duke u hetuar.