Dy punëtore të ANP dyshohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare
Dy punëtore të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës dyshohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare pasi kanë lejuar tri udhëtare nga Shqipëria të kalojnë në dalje vetëm me cheking online.
Njoftimi i policisë:
KEQPËRDORIM I POZITËS ZYRTARE
ANP-së, Adem Jashari 28.07.2022 – 13:00. Më 08.08.2022 është raportuar se dy të dyshuara femra kosovare punëtore në ANP-së, kanë lejuar tri udhëtare nga R. Shqipëria me pasaporta të R. Shqipërisë me leje qëndrimi të Mbretërisë së Bashkuar të kalojnë në dalje vetëm me cheking online pa bordinga fizike.

