Dy punëtorë të sigurimit të diskotekës ‘Stop’ e bënë për spital ushtarin e FSK-së
Policia njofton se viktima nga Gjilani ka njoftuar se ishte sulmuar fizikisht nga punëtori i sigurimi të një klubi nate.
Si pasojë e sulmit, viktima ka pësuar lëndime trupore për çka dhe i është ofruar tretman mjekësor.
Në lidhje me rastin janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë.
Të dyshuarit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
Mediafokus.info merr vesh se ngjarja ka ndodhur në diskotekën ‘Stop’, ku viktima është ushtar i FSK-së.

