Dy Ramazana brenda një viti, e besoni këtë?

Pas 4 viteve, përkatësisht më 2030, myslimanët do të agjërojnë dy herë brenda një viti.

Një agjërim i Ramazanit do të fillojë më 6 janar dhe tjetri në 26 dhjetor të po këtij viti.

Kalendari hënor është i ndryshëm nga ai diellor, kjo është arsyeja pse kjo nuk duhet të jetë surprizë, besojnë ekspertët.

Kalendari për vitin 2030 në faqen e internetit timeanddate.com deklaron se Ramazani do të fillojë më 6 janar, pas së cilit myslimanët në mbarë botën do të festojnë Fitër Bajramin, më 5 shkurt.

Deri në fund të këtij viti, Ramzani do të fillojë përsëri më 26 Dhjetor.

Agjërimi i dy Ramazanëve në një vit nuk duhet të konsiderohet si një fenomen i pazakonshëm, pasi muaji hënor fillon 10 ditë më herët çdo vit. /Mediafokus.info