Dy raste të dhunës në familje në Gjilan

Gjilan 07.01.2022 – NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje që kishte pasur me familjarët e ti (bashkëshorten dhe vajzën) i kishte sulmuar fizikisht ata. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Gjilan 09.01.2022 ─ 16:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti pas një zënke verbale që kishte pasur me viktimën femër kosovare (të dashurën e ti), e kishte sulmuar fizikisht atë. Viktimës i është ofruar tretma mjekësor. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.