Dy raste te vdekjes po hetohen nga policia

Dy raste të ndara të vdekjeve, njeri në në Prishtinë dhe tjetri në Pejë, po hetohen nga policia.

Prishtinë, 21.10.2021 – 09:00. Raportohet se  viktima mashkull kosovar nga familjarët ishte gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e nevojshme policore dhe ekipi mjekësor, ku nga mjeku  është konstatuar vdekja e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion”.

Pejë, 21.10.2021-18:35. Lidhur me rastin e cilësuar hetim i vdekjes ku ishte perfshirë treni dhe një person i cili ka humbur jeten, në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet policor ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e personit. Me vendim te prokurorit trupi i pa jete është dërguar ne IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë.