Dy serbë në Gjilan kapen me 510 kilogramë mjaltë të padeklaruar

Sipas një njoftimi nga ana e Doganës së Kosovës, gjatë kontrollit të automjeteve janë gjetur 20 kova me rreth 510 kilogramë mjaltë të cilat nuk kishin dokumente përcjellëse.

Vlera e tregut është rreth 5000 euro.

“Automjetet dhe mallrat janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganore për procedura të mëtutjeshme. Rasti është duke u trajtuar nga njësitet e doganës së Kosovës”, thuhet tutje në njoftim. (foto ilustrim)