Dy shoferë gjobiten me nga 200 euro si dhe dënime të tjera, tejkaluan shpejtësinë e lejuar

Një 36 vjeçar dhe një 28-vjeçar nga Ferizaj u gjobitën me nga 200 euro, 2 pikë negative si dhe pezullim të lejes së drejtimit për një periudhë prej tre muajve.

Në raste të ndara, të dy këta shoferë tejkaluan shpejtësinë në një zonë ku ishte e paraparë 40 km/h.

“Me datën 04.03.2025, policia e stacionit në Ferizaj, në dy raste të ndara, ka ndaluar shoferët A. N. (36 vjeç) dhe A. B. (28 vjeç), të cilët në rrugën “Rexhep Bislimi” kanë tejkaluar shpejtësinë e lejuar. Në një zonë me kufizim shpejtësie prej 40 km/h, njëri nga shoferët po lëvizte me 77 km/h, ndërsa tjetri me 76 km/h”, tha policia.

Policia ka apeluar tek të gjithë shoferët që të respektojnë rregullat dhe shenjat e trafikut, me qëllim ruajtjen e sigurisë për veten dhe pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion.