Dy shqiptare në Zvicër krijojnë aplikacionin “BrightNest”

Tashmë është dëshmuar se një numër i konsiderueshëm i shqiptarëve në Zvicër po depërtojnë në shumë fusha të ndryshme, duke treguar suksese të mëdha.

Duke qenë se me punë e angazhim individual çdokund në botë mund të ia dalësh edhe Vjosa Krasniqi Marleku dhe Fiqirije Gagica kanë krijuar një aplilacion shumë të rëndësishëm, që quhet BrightNest, shkruan albinfo.ch.

Aplikacionit mobile për iOS&Android BrightNest është një platformë digjitale e krijuar për të mbështetur mirëqenien mendore përmes meditimit dhe gjumit të qetë, tashmë e disponueshme edhe në gjuhën shqipe.

Vlen të theksohet se BrightNest është aplikacioni i parë në shqip që ofron meditime të personalizuara për çdo gjendje emocionale, të kombinuara me teknika frymëmarrjeje, tinguj relaksues dhe përmbajtje të udhëzuar nga dy eksperte të licensuara shqiptare që jetojnë dhe veprojnë në Zvicër, Vjosa Krasniqi Marleku dhe Fiqirije Gagica.

Këto bashkëpunëtore janë shtylla të rëndësishme të përmbajtjes sonë dhe shembuj të fuqishëm të diasporës shqiptare që kontribuon në fushën e shëndetit mendor.