Dy shtetas serbë ndalohen në Gjilan me një çantë barna kontrabandë

Dy persona, shtetas serbë janë ndaluar në Gjilan, pasi në çantën e tyre kishin barna të kontrabanduara.

Gjilan, 26.12.2021 – 21:15. Njësiti policor ka ndaluar një automjet me targa të huaja, në të ishin dy të dyshuar meshkuj sh/serb, gjatë kontrollit në një qante kanë gjetur një sasi me barëra të cilat dyshohet se janë të kontrabanduara nga Serbia. Me urdhër të prokurorit barërat janë konfiskuar dhe dorëzuar doganës, ndërsa të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, thuhet në njoftimin e policisë.