Dy shtetas të huaj arrestohen në Viti për mashtrim

Dy shtetas të huaj janë arrestuar në Viti për mashtrim, pasi një personi këtu i kishin shitur ari fals.

Njoftimi i policisë:

Viti 18.05.2022 – 09:10. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj shtetas të huaj pasi të njëjtit kishin mashtruar viktimën mashkull kosovar duke i shitur atij një sasi ari e cila ishte e falsifikuar. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. (foto arkiv).