Dy shtetas të huaj rrihen mes vete në Kosovë
Dy shtetas të huaj janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje në Kosovë, pasi janë rrahur mes vete, njofton policia.
Fsh. Preoc, Graqanicë 30.04.2021 – 13:50. Janë arrestuar dy të dyshuar, meshkuj shtetas të huaj, pasi që në trafik janë përleshur fizikisht në mes vete. Të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor, njëri është ndaluar për tretman nën përkujdesjen e policisë, ndërsa i dyshuari tjetër, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.