Dy shtetas të Shqipërisë arrestohen në ANP me pasaporta të shteteve tjera

Dy shtetas të Shqipërisë janë arrestuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës (APN), pasi kanë prezantuar pasaporta të një shteti tjetër dhe ata dyshohen për ‘falsifkim dokumenti’.

ANP-Adem Jashari, 19.08.202110:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë pasi që i njëjti  te kontrolla e dokumenteve në shkuarje ka prezantuar  pasaportë të një shteti shteti tjetër,  e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.  

ANP-Adem Jashari, 19.08.202110:00. Është arrestuar e dyshuara femër shtetase e Shqipërisë pasi që e njëjta te kontrolla e dokumenteve në shkuarje ka prezantuar pasaportë të një shteti tjetër, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. E dyshuara pas intervistimit  me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, thuhet në njoftimin e policisë.