Dy taksistë përfundojnë në rrugë të gabuar shkaku i një mosmarrëveshje
Një mosmarrëveshje mes dy taksistëve në Prishtinë ka rezultuar me plagosje.
Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ndodhet në QKUK në trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë i policisë:
TENTIM VRASJE /Rr. Gjorgj Bush, Prishtinë,12.02.2022 – 21:09. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar, të cilit i ka shkaktuar lëndime. Deri te rasti ka ardhë pas një mosmarrëveshje që kishin mes vete. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor nën përkujdesje policore. I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

