Dy të burgosur arratisen nga Qendra Korrektuese në Lipjan

Shërbim Korrektues i Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 14:40 nga Qendra Korrektuese në Lipjan janë arratisur dy të burgosur me inicialet A.K. dhe SH.XH.

SHKK ka njoftuar se të burgosurit janë të dënuar me masë edukuese korrektuese.

Tutje në këtë njoftim tregohet se A. K, është i dënuar me një vit për vepra penale dhunë në familje, ndërsa SH.XH është i dënuar me dy vite për veprën penale, asgjësim apo dëmtim i pasurisë, vjedhje.

“Aktualisht, janë duke e bërë hetimin se si ka ardhur deri te arratisja, ndërsa për rastin janë njoftuar Policinë e Kosovës”, shkruhet në njoftimin e SHKK-së.