Dy të lënduar nga vetaksidenti në Parallovë, dërgohen në Emergjencën e Gjilanit

Një vetaksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Gjilan – Prishtinë, saktësisht në fshatin Parallovë, ku për pasojë dy persona kanë mbetur të lënduar.

Sipas informacioneve të para, dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë mos përshtatja e shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani.

Ai ka bërë të ditur se personat e lënduar janë dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal të Gjilanit, për të pranuar ndihmë mjekësore.

Të lënduar nga ky aksident kanë mbetur shoferi i veturës dhe një pasagjer.