Dy të lënduar rëndë në aksidentin e Gjilanit

Ditën e shtunë e ka karakterizuar një varg aksidentesh. Një aksident i rëndë ka ndodhur pas mesnate në dalje të Gjilanit, konkretisht në Parallovë. Aty janë lënduar katër persona dhe dy nga ta janë në gjendje të rëndë.

Mësohet se dy persona të gjinisë femërore janë të shtrira në QKUK, për shkak lëndimeve të rënda që kanë marrë.

“Janë lënduar katër persona të cilët kanë marrë ndihmë fillimisht në Gjilan, dy prej tyre janë dërguar në QKUK.”- ka thënë zëdhënësi Ismet Hashani./Express