Dy të mitur arratisen nga burgu i Lipjanit

Dy të mitur janë arratisur nga burgu i Lipjanit, ka njoftuar policia e Kosovës në raportin 24 orësh. Rasti është cilësuar si arratisje e personit të privuar nga liria.

Burgu i Lipjanit, Lipjan, 28.10.2020 – 17:15. Është raportuar se dy të dyshuar meshkuj kosovarë janë arratisur nga Burgu për të Mitur në Lipjan, njësitë policore janë në kërkim të personave të dyshuar dhe kanë intervistuar disa persona përgjegjës, thuhet në njoftimin e policisë.