Dy të plagosur në Sarandë, njëri turist

Një biznesmen dhe një turist shqiptaro-amerikan, kalimtar rasti janë plagosur me armë zjarri gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në lagjen Nr. 1 në Sarandë.

Sot, rreth orës 03:50, në lagjen Nr.1, në afërsi të një lokali, në rrethana ende të paqarta, janë plagosur me armë zjarri shtetasit S. I., 35 vjeç, banues në Sarandë dhe M. J., 33 vjeç, banues në Tiranë, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes ku vijon puna për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“Panorama” mëson se i plagosuri është biznesmeni Spiro Iljadhi me banues në Sarandë. Autorët kanë qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të Iljadhit, që ka marrë plagë në bark.

Ndërkaq si pasojë e të shtënave ka mbetur i plagosur edhe një turist shqiptaro-amerikan që ishte kalimtar i rastit.

Spiro Iljadhi raportohet se është transportuar me helikopter për në Spitalin e Traumës në Tiranë.