Dy të rinj i japin fund jetës duke u hedhur nga ndërtesat
Ditën e sotme, dy të rinj dyshohet se i kanë dhënë fund jetës duke u hedhur nga katet e larta të ndërtesave.
Siç raportojnë mediat vendore, viktimat janë të dy të moshës 22-vjeç.
Rasti i parë u shënua në Vlorë, ku vajza, në kushte të rënda depresioni, u hodh nga kati i pestë i një pallati në lagjen 24 Maji.
Disa orë më vonë i dha fund jetës 22-vjeçari në Durrës. Ai u hodh nga kati i nëntë i pallatit ku jetonte, por ngeci në katin e tretë. U desh ndërhyrja e zjarrfikësve me shkallë për të marrë trupin e të riut.

