Dy të vdekur me COVID në Spitalin e Gjilanit
Virusi COVID-19 ka marrë dy jetë të tjera në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit, njëra nga komuna e Gjilanit dhe tjetra nga ajo e Kamenicës.
Mediafokus.info përmes burimeve të veta nga Spitali i Përgjithshëm ka mësuar se dje në orët e mesdites, betejën me COVID-19 e ka humbur S. H. (1943), e lindur në fshatin Gmicë (Viti), banuese në Gjilan, e cila është pranuar në Infektivë më 22 shtator të këtij viti.
Ndërkaq, sot në orët e mëngjesit, betejën me këtë virus e ka humbur edhe D. K. (1960) nga Rogoçica e Kamenicës, i pranuar në Infektivë më 15 shtator.
Të dy këta pacientë ishin të konfirmuar me COVID-19./Mediafokus.info

