Dy të vdekur në Kosovë, njëri në Lipjan, tjetri në Prishtinë
Ditën e diel në polici janë raportuar dy raste të vdekjes, njëri në Lipjan e tjetri Prishtinë.
Në Lipjan është gjetur pa shenja jete një burrë, sikurse edhe në Prishtinë.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
“Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, njofton policia.
Rasti është hapur “hetim mbi vdekjen”.
Edhe në Prishtinë dje rreth orës 05:46 është raportuar se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar.
“Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

