Dy të vdekur në një aksident në Gjakovë të shkaktuar nga një shtetas i Shqipërisë

Dy persona kanë mbetur të vdekur dhe dy të tjerë kanë pësuar lëndime në një aksident trafiku që ka ndodhur në Gjakovë.

Fsh.Ponoshec, Gjakovë, 18.01.2021-17:45. Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku ne mes të dy veturave civile. Deri te aksidenti ka ardhur kur i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Shqipërisë derisa ishte duke drejtuar veturën VW Golf me targa te Shqipërisë ka humbur kontrollin mbi veturën dhe është ndeshur me veturën tjetër VW Pasat me targa lokale qe drejtohej nga viktima mashkull kosovar. Si pasojëdy e aksidentit i dyshuari dhe një pasagjer i tij mashkull kosovar kane ndërruar jete ne vendin e ngjarjes ndërsa viktima dhe një pasagjer tjetër kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar ne Spitalin e Gjakovës. Me vendim te prokurorit trupat e pa jete janë dërguar ne IML për Obduskion, thuhet në raportin e policisë. (foto: arkiv)