Dy të vdekurit e sotëm me Covid janë nga këto komuna
Sipas autoriteteve shëndetësore në Kosovë, dy të vdekurit e sotëm nga Covid-19 janë nga komunat Skenderaj e Vushtri.
Viktimat janë të moshave të ndryshme, njëri mbi 80 vjeç, ndërsa tjetri mbi 20 vjeç.
Me raste të reja të infektimeve, sot prinë Prishtina me 936 mostra pozitive, kurse më së paku ka Istogu – 10 raste.
Grup-mosha më e atakuar nga virusi është ajo ndërmjet 10-19 vjeç, pra adoleshenca.
110 raste i përkasin moshës nën 9 vjeç, derisa 30 raste të moshës mbi 80 vjeç.


 
 
						 
						