Dy vdekje të dyshimta raportohen nga pjesa veriore e Kosovës

Dy vdekje të dyshimta janë raportuar në pjesën veriore të Kosovës.

Leposaviq 16.10.2022 – 12:30. Lidhur me rastin në vendngjarje kanë dalur njësia policore dhe ekipi mjekësor me ç’rast mjeku kompetent ka konstatuar vdekjen e viktimës mashkull kosovar. Me kërkesë të familjes dhe me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i është dorëzuar familjes për ceremoni varrimi.

Zveqan 16.10.2020-17:00. Është raportuar se viktima mashkull kosovar  duke drejtuar traktorin nga pakujdesia ka humbur kontrollin dhe si pasojë ka pësuar lëndime trupore. Viktima pasi ka arritur në spitalin rajonal ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit  trupi i pajetë i është liruar familjarëve për ceremoni mortore, thuhet në njoftimin e policisë (foto ilustrim).