Dy vëllezër në arrati, Lundrimi për vrasjen e sotme, kurse Valdrini për vrasjen e vitit 2016

Një vrasje e rëndë me thikë ka tronditur Mitrovicën, ku ka mbetur i vdekur 25 vjeçari Albert Muja, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Veriu.info mëson se i dyshuari për vrasjen e rëndë është Lundrim Beqiri, vëllai i Valdrin Beqirit.

Ky i fundit, pra Valdrin Beqiri kreu vrasjen e rëndë me kallashnikov tek gjimnazi “Frang Bardhi” në vitin 2016 dhe momentalisht ndodhet në arrati, pasi që gjykata javë më parë i’a kishte rritur dënimin edhe për 5 vite, ndërkohë që ishte liruar pas disa vitesh burgim të mbajtura sipas aktgjykimit të shkallës së parë.

Pra, dy vëllezërit ndodhen në arrati.

Valdrin Beqiri ndodhet në arrati që 10 ditë pas konfirmimit të Apelit edhe për 5 vite burg shtesë për vrasjen e 2016, kurse Lundrimi ndodhet po ashtu në arrati pas vrasjes së mbrëmshme.