Dy vëllezër sulmojnë një person në Gjilan, arrestohen
Përleshjet në të cilat përfshihen qytetarët në vendin tonë janë goxha të shpeshta dhe kjo po konsiderohet edhe si cenim i sigurisë publike. Të tilla incidente ndodhin qoftë nëpër rrugë, kafeteri apo edhe në hapësira të tjera publike, raporton Gazeta Sinjali.
Një rast i tillë i lëndimit të lehtë trupor që ka ndodhur mbrëmë, rreth orës 15:30, në fshatin Livoq i Epërm – Gjilan, ku një burrë është sulmuar fizikisht brenda shtëpisë së tij nga dy persona.
Sipas burimeve të Sinjalit, viktima B. C., rreth 41-vjeçar ka raportuar se është sulmuar nga vëllezërit H.S., rreth 31-vjeçar dhe S.S., rreth 37-vjeçar, si pasojë e një mosmarrëveshjeje të mëhershme që kishin mes tyre. Nga sulmi, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka kërkuar trajtim mjekësor emergjent.
Policia ka ndërhyrë dhe ka shoqëruar të dyshuarit në stacion, ku janë intervistuar në prani të hetuesve, ndërsa viktima është dërguar për tretman mjekësor.
Pas konsultimit me prokuroren kujdestare është marrë vendim që të dy të dyshuarit të ndalohen për 48 orë, ndërsa rasti është proceduar për kompletim në Njësinë e Hetimeve të Krimeve.
Rasti është në trajtim dhe Sinjali do të përcjellë të gjitha zhvillimet.

