Dy vëllezër vriten nga dhëndrri në Gullbovc të Malishevës

Dy vëllezër janë vrarë nga dhëndrri në Gullbovc të Malishevës. Gazeta Sinjali mëson se viktimat janë Driton Morina dhe Naim Morina.

Të dy u qëlluan për vdekje para derës së shtëpisë së tyre, në momentin kur familja është ende në ditë zie për vdekjen e babait, i cili ishte varrosur para pak ditësh.

Sipas burimeve të besueshme nga strukturat e afërta me hetimin, personi i dyshuar për vrasjen është Astrit Isufi, bashkëshorti i motres së viktimave.

Ajo kishte ardhur në shtëpinë e vëllezërve për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të babait të tyre.

Besohet se i dyshuari kishte shkuar në shtëpinë e Morinëve për ta marrë bashkëshorten.

Pasi ishte larguar disa metra, është kthyer sërish dhe ka hapur zjarr ndaj Dritonit dhe Naimit, të cilët ndodheshin para oborrit.

Të dy kanë ndërruar jetë në vend.

Policia dhe Prokuroria janë në vendngjarje.

I dyshuari (siç raportoi ekskluzivisht Sinjali) Astrit Isufi është në arrati dhe po zhvillohen veprime të shpejta operative për kapjen e tij.