Dy vogëlushe në Gjilan goditen nga vetura në vendkalimin për këmbësorë
Dy vogëlushe, 11 dhe 12-vjeçe janë goditur nganjë veturë në Gjilan, derisa po kalonin rrugën në vendkalim, njofton policia.
Viktimat janë dërguar për trajtim mjekësor.
Rr. Zija Shemsiu, Gjilan 05.12.2022. Lëndime trupore kanë pësuar dy viktimat femra kosovare (fëmijë 12 dhe 11 vjeç) pasi të njëjtat gjersa ishin duke kaluar rrugën, në vendkalimin e shënuar për këmbësor, janë goditur nga një veturë në lëvizje të cilën e drejtonte e dyshuara femër kosovare. Viktimat janë dërguar në tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt, thuhet në njoftimin e policisë.

