Dy vozitësve në Gjilan që po bënin gara shpejtësie, u merren patentat për 10 muaj
Njësitet Patrulluese dhe Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan në disa raste të ndara gjatë vikendit kanë shqiptuar dy gjoba në vlerë prej katërqind (400) euro, katër (4) pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim drejtimit të mjeteve motorike në afat prej dhjetë (10) muaj ndaj dy kundërvajtësve të cilët janë hasur duke bërë gara shpejtësie me automjete.
Po ashtu gjatë vikendit janë shqiptuar edhe dymbëdhjetë (12) gjoba kundërvajtëse dhe masa e përkohshme të ndalim drejtimit të mjeteve motorike për dymbëdhjetë (12) kundërvajtëse të cilët gjatë kontrollit janë hasur duke: drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit, tejkalim në vijë të plotë, tejkalim i shpejtësisë së kufizuar të lëvizjes e kundërvajtje të tjera të parapara me ligjin për rregullat në trafikun rrugor, thuhet në njoftim.
Me qëllim parandalimi të aksidenteve, Policia apelon te ngasësit që të respektojnë dispozitat ligjore në trafik.
Siguria në rrugë është përgjegjësi e përbashkët.

