Dyfishohen rastet pozitive me Covid, të vdekur nuk ka

Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Janë dhënë 16.199 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 374.190 doza të vaksinës.

Deri më sot 117.382 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 2.987 testime, 42 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 16 qytetar, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.613.