Dyfishohet numri i vdekjeve me Covid

Kosova ka shënuar sot dyfish më shumë vdekje se një ditë më parë. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike informon se gjatë 24 orëve të fundit, kanë vdekur 8 persona me Covid.
ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 15.718 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.257.671 doza të vaksinës.
ℹ Deri më sot 493.794 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ Nga 4.704 testime, 88 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 8 raste të vdekjes.
ℹ Sot janë shëruar 651 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 152.062.
ℹ Në total numri i rasteve aktive është 4.800.