Dyshimet e para, ja kush mund të jetë shkaku i aksidentit të Kobe Bryant

Zëdhënësi i Departamentit të Policisë në Los Angeles, Josh Rubenstein, tha se Divizioni i Ndihmës Ajrore i Departamentit vendosi që helikopterët e tij të mbeten në tokë, në mëngjes, për shkak të kushteve të mjegullës, dhe se ata nuk fluturuan deri pasdite.

Pak para orës 10:00 të mëngjesit (me orën lokale), helikopteri në të cilin po udhëtonte Bryant, 41 vjeç, goditi zonën malore të Calabasas (California), duke shkaktuar vdekjen e nëntë pjesëtarëve në bord, nëmesin e tyre edhe vajza e yllit të basketbollit, Gianna.

Helikopteri u rrëzua në një kodër dhe shpërtheu në flakë ndërsa akoma kishte një sasi të madhe karburanti, sepse kishte fluturuar vetëm 40 minuta.