Dyshohet për keqtrajtim të fëmijëve, arrestohet një grua në Kosovë
Një grua është arrestuar në Podujevë nën dyshimin për keqtrajtim apo braktisje të fëmijëve.
Pas arrestimit, ajo është dërguar për trajtim mjekësor dhe më pas, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.
“Keqtrajtim apo braktisje e fëmijëve./Podujevë / 02.04.2026 – 16:55. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që dyshohet se kishte kryer veprën e lartcekur. E dyshuara është dërguar për tretman mjekësor dhe e njëjta me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

