Tentimi për plaçkitje të një veture me para afër Badovcit përfundon me tentimvrasje
Para pak çastesh dyshohet se një veturë me para të konsiderushme ka qenë cak i hajnave, raporton një dëshmitar nga vendi i ngjarjes. Sipas të njëjtit në vendngjarje është parë edhe autoambulanca, duke shtuar dyshimet se ka të plagosur.
Fotografi ku shihen edhe policia në vendin e ngjarjes ka dërguar një lexues i Gazetës Express.
Ndërkohë, edhe policia është deklaruar lidhur me rastin.
“Rasti ka ndodhur rreth orës 16:45, të dyshuarit nuk kanë arritur të kryejnë grabitjen, por si e tillë ka mbetur në tentativë, dhe të njëjtit kanë ikur nga vendi i ngjarjes. Policia ka filluar një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë ngjarjen me qëllim zbardhjen e tyre dhe identifikimin e të implikuarve”, thuhet ndër të tjera në konfirmimin e policisë.

