Dyshohet se është vjedhur arka në Kosovë

Dyshohet se është vjedhur arka me peshë 300 kilogramë në Agjencinë e Ushqimit dhe Veteranisë. 

Gazeta Express merr vesh se Policia gjendet në objektin e AUV’it. Nuk dihet se çfarë ka pasur brenda arkës.

Ndryshe, të mërkurën, është bërë publike se në Thesarin e Shtetit janë vjedhur 2.1 milionë euro e për këtë është arrestuar një zyrtarë i ministrisë së Financave. Dy të dyshuar janë në arrati.

Policia e Kosovës ka konfirmuar lajmin se mëngjesine  sotëm është raportuar për vjedhje në objektin e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë në Fushë Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka thënë për Express se njësitë policore gjenden në vendin e ngjarjes.

“Me datë 22.10.2020 në orën 08:05 në Policinë e Kosovës është raportuar se në një objekt në Fushë Kosovë është kryer një vjedhje. Njësitet kompetente policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke kryer hetime për rastin”, ka deklaruar ai.