Dyshohet se një person i ka dhënë fund jetës në Suharekë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Suharekë, ku një person dyshohet se i ka dhënë fund jetës së tij, raporton Gazeta Sinjali.

Aktualisht në vendin e ngjarjes ndodhen të gjitha njësitë relevante, teksa nuk dihen ende detaje tjera lidhur me rastin.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar edhe me Policinë, mirëpo të njëjtit kanë deklaruar se momentalisht nuk mund të japin më shumë informacione.