Dyshohet se qentë ngordhen në Prishtinë nga ushqimi i helmuar
Dyshohet se disa qen në Prishtinë ngordhen nga ushqimi i helumuar, të cilin e kanë hedhur persona të panjohur për momentin. Rasti është cilësuar ‘keqtrajtim i kafshëve dhe ndotje e ushqimit’
Prishtinë 15.04.2021 – 09:40. Një mashkull kosovar ka raportuar se person-a të panjohur kanë hedhur produkte të mishit qenve endacak dhe si pasoj ka ardhur deri te ngordhja e tre prej tyre. Qenët janë larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa produkti i mishit është marr për ekzaminim nga zyrtarët e AVUK-ut. Rasti vazhdon të hetohet, thuhet në njoftimin e policisë.

