E aksidenton këmbësoren dhe nuk ndalet fare
Një femër në Mitrovicë është aksidentuar nga një veturë, e cila ishte duke u drejtuar nga një person i panjohur.
Rr. Anri Dinana, Mitrovicë Veri 09.04.2021 – 13:35. Viktima femër kosovare ka pësuar lëndime pasi që e njëjta derisa ishte duke ecur, është goditur nga një veturë të cilën ishte duke e drejtuar një person ende i panjohur. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, thuhet në njoftimin e policisë.

