E bija e doktorit rrëfen tmerrin që e përjetoi babai dhe krejt familja nga infeksioni me COVID-19

Infeksionit me virusin COVID-19 nuk i kanë shpëtuar as ata që llogariten ‘shpëtimtarët’ e jetëve të njerëve – doktorët, shkruan Mediafokus.info.

Një përvojë të tmerrshme me virusin COVID-19 e ka përjetuar edhe familja Shaqiri dhe vetë specialisti i mjekësisë familjare në Gjilan, Dr. Hajriz Shaqiri.

E bija e tij, Blinera, përmes profilit të saj në Facebook, i ka përshkruar si të tmerrshme ato ditë të infeksionit, teksa virusit nuk i mbijetoi njëri nga anëtarët e kësaj familje, gjyshi i saj.

“Baba nuk mujke as me hanger, nuk mujke as nevojat fiziologjike mi kry vet”, ka shkruar, ndër të tjera, Blinera./Mediafokus.info/

Ky është postimi i saj dhe pandërhyrje:

Dua me e fillu kete shkrim me fjale qe mdalin nga thellsia zemres.

Kohe pandemie e virusi.Perderisa baba eshte ne krye detyres,i veshun si astronaut,i djersitur ,i lodhur tej mase vjen nga puna e me pak force qe i ka mbet na pyt me rend se qysh jemi.Kaloj marsi,prilli e maji me qershor.Baba i kishte vijat e maskes ne fetyr e duart ju kishin bo krejt te qara tu i dezinfektu.

Vjen nje dite prej pune e thote qe spo nihet mire,dyshon qe ka virus.Mer e distancohet prej krejt familjes ky far doktori.Po virusi qe eshte i mistershem shkon neper vrima e i bie gjithe familjes. Baba me shtrihet ne dhome i infektuar e me thote “Largohu nga dhoma se spo du me te ra edhe ty”.

E une tu e pa prindin n’ate gjendje tmerrshme isha gjendjen me dhon gjithqka prej vetes vetem atij me i ndihmu thjesht me bo ni sen qe cdo femije i ka obligim ndaj prindit.Ditet kalonin e babit gjendja nuk i ndrrojke,qka ishte me e keqja edhe te gjithe anetarër e tjere ishin nje gjendje te tmerrshme ,thjesht po perjetoja nje katrahure.Isha edhe vete me virus por thjesht e humbja veten kur i shifja te tjeret ne ate gjendje.

Baba nuk mujke as me hanger nuk mujke as nevojat fiziologjike mi kry vet.

U dame neper kate te shpise veq e veq e sahere me pytke qysh jon kta tjerte,veten se menojke hiq,edhe pse vet ishte shume ma keq se nana e gjyshi ne fillim.Tu kalu dite ja nisi gjendja gjyshit mi ju keqsu e u desht me dergu nspital.Baba t’u koj ngjendje tmerrshme vet ,e boni tpamunduren me shpetu anetarin e familjes.

U mundu deri ne ate pike sa qe u qu ne kambe e shkoj ne spital e nuk met njeri a doktor ,shok a koleg qe se pyti e su konsultu qe me i ndihmu.Baba dul jashta fuqive tij se baba e mur virusin tu u mundu mi shpetu tjert.Baba pshtoj,pshtum edhe ni pjes e familjes por e humbem njerin ma te dashtun tonin.

Thjesht perveq pasojav virusit perjetum edhe ni katrahure tjeter njeten tone.Baba i hapi krahet a na mure apet nkrahnorin e vet.Baba apet ju rikthy punes me zemren e thyme.Baba jem e doktori juj apet erdh m’i ju ndihmu juve edhe pse t’u ju ndihmu ke tu e humb jeten e vet kjo se bani qe aj me dasht ma pak punen qe e bon,po e bani me dasht dej at mas sa rrezikohet jeta e tij edhe e krejt familjes.

Bab e di qe kto jon shume pak cka kom nda me tjert po ti je heroi jone me gjithe kuptimin e fjales,je drita jone,krahu ku mbeshtetemi,je fuqija jone…

Gjate kesaj kohe jemi provu shume sidomos ti ke pas ni barre shume tmadhe per gjithqka deshta me tu falenderu publikisht per gjithqka,sa mire qe ekziston,sa mire qe je baba jem,te du shume…