E dhimbshme: 12-vjeçarja ndahet nga jeta papritur, nesër i jepet lamtumira

Një ngjarje e dhimbshme ka ndodhur në familjen Gashi nga fshati Baran i Ulët i Pejës. Vajza e tyre, Luisa, është ndarë nga jeta papritmas në moshën 12-vjeçare, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e të ndjerës përmes njoftimeve në rrjetet sociale.

Asaj do t’i jepet lamtumira e fundit nesër në varrezat e fshatit Baran i Ulët në orën 16:00.

news image