E dhimbshme: 28 të vdekur me COVID

Kosova vazhdon të regjistrojë shifra të larta të vdekjes me Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, sipas raportit të IKSHP, kanë humbur jetën 28 persona, derisa 489 raste kanë rezultuar pozitive, raporton Mediafokus.info

ℹ Nga 6.310 testime, 489 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 28 raste të vdekjes.
ℹ Sot janë shëruar 859 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 124.711.
ℹ Në total numri i rasteve aktive është 25.290.