E dhimbshme: Betejën me COVID-19 e humb 57-vjeçari nga Malisheva

Betejën me COVID-19 e humb 57-vjeçari nga Malisheva, raporton gazeta online Mediafokus.info.

Ai është në mesin e 5 të vdekurve brenda ditës nga ky virus.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Kamenicë 1 rast (63 vjeç), Malishevë 1 rast (57 vjeç), Mitrovicë 1 rast (76 vjeç), Prishtinë 1 rast (84 vjeç), Vushtrri 1 rast (82 vjeç)”, thuhet në njoftimin e IKSHPK./Mediafokus.info/