E dhimbshme: Betejën me COVID-19 e humb 59-vjeçar nga Vitia

Betejën me COVID-19 e humb 59-vjeçar nga Vitia, raporton gazeta online Mediafokus.info.

Ai është në mesin e pese të vdekurve si pasojë e COVID-19, brenda 24 orëve të fundit në Kosovë.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 1 rast (62 vjeç), Gjakovë 1 rast (72 vjeç), Prishtinë 1 rast (70 vjeç), Viti 1 rast (59 vjeç), Vushtrri 1 rast (69 vjeç)”, thuhet në kumtesën e IKSHPK.

Ndërkohë, 504 raste të reja pozitive janë regjistruar brenda ditës së sotme.

Ndryshe, numri total i rasteve pozitive është 102.742 raste nga 508.333 persona të dyshimtë he 2.105 raste të vdekjes./mediafokus.info/