E dhimbshme: Gruaja që vdiq nga koronavirusi, u varros natën

Kosova tashmë numëron 224 raste pozitive me sëmundjen e COVID-19 me 6 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Malisheva mbrëmë shënoi viktimën e parë nga koronavirusi, shkruan express.

Një 66 vjeçare nga kjo komunë ndërroi jetë si pasojë e prekjes nga Covid-19.

Ajo tash e disa ditë po trajtohej në kujdesin intensiv të Klinikës Infektivë të QKUK’së.

Ceremonia e varrimit të 66-vjeçares u krye mbrëmë në orën 22:00, pak para mesnatës.

Deri më tash në këtë komunë, janë katër burime të infeksionit të cilat dihen deri më sot. Ndërkohë  6 persona janë shërua plotësisht, ata janë liruar tashmë në shtëpi.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 37. Nga rastet e konfirmuara pozitive, sipas komunave prin Malisheva me 66 raste.

Sipas të dhënave, në këtë komunë janë prekur dhjetë fshatra, ndërsa ka pasur katër burime të infeksionit.