E dhimbshme: Gruaja që vdiq pas aksidentit në magjistralen Gjilan-Prishtinë, kishte shkuar ta marr vaksinën në Preshevë
Një grua ka vdekur dhe gjashtë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mbrëmë mes dy veturave në rrugën nacionale Gjilan-Prishtinë, në fshatin Kishnicë.
Një burim i Ballkani.info, ka thënë se viktima femër kishte shkuar në Preshevë, së bashku me vajzën e saj, për ta marrë vaksinën anti-Covid.
Aksidenti ka ndodhur duke u kthyer nga Presheva, në rrugën nacionale Gjilan-Prishtinë, në fshatin Kishnicë.
Ndërsa lëndime kanë pësuar të dy drejtuesit e veturave dhe katër pasagjerë.
Me vendim të prokurorit, viktima është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

