E dhimbshme: Ky është 64-vjeçari që bëri vetëvrasje në mobilieri, u gjet nga djali i tij
Mediat raportuan sot për për një rast të rëndë që ndodhi në një mobilieri në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, ku një person ka kryer vetëvrasje duke u varur në litar.
Kjo ngjarje e rëndë tronditi familjen, pas viktima u gjet i varur nga djali i tij, në shkallët e lokalit.
Sinjali mëson se burri që dyshohet se kreu vetëvrasje është Agim Ejupi, 64-vjeçar.
Sipas informatave të para, nuk janë të njohura ende motivet që e kanë shtyrë viktimën drejt vetëvrasjes, por ajo që dihet është se 64-vjeçari ka vuajtur nga kanceri në mushkëri.
Tashmë Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërkohë që trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

