E dhimbshme: Ndahet nga jeta i riu nga Gjilani, Arban Bislimi
Është ndarë nga jeta i riu nga Gjilani, Arban Bislimi, i cili para dy ditësh u aksidentua derisa po e ngiste motoçikletën në fshatin Dobërçan, raporton Mediafokus.info.
Lajmin e mortit e ka bërë të ditur faqja “Aktivistë peshkimi” , pasi i ndjeri ishte e kishte pasion peshkimin.
Postimi i plotë i faqes “Aktivistë peshkimi” :
⚫️Lajm i ziii me erdhi per ty😭😭
⚫️Lamtumirë shoku i peshkimit Arban
ALLAHU TE SHPERBLEFT ME XHENET 😭😭
I ndjeri Arban Bislimi, sa ishte duke lëvizur me motoçikletën e tij, ishte goditur nga një veturë afër fshatit Miresh.
Për dy ditë ishte në gjendje të rëndë shëndetësore, ku ishte duke u trajtur në QKUK në Prishtinë, por që nuk arriti ti bëjë ballë lëndimeve dhe ka ndërruar jetë, si pasojë e plagëve të marra që janë shkaktuar nga aksidenti.
Arbani ka qenë njëri nga peshkatarët më të sukseshem në Kosovë, duke marr vendin e parë në disa gara vendore dhe ndërkombëtare.

