E dhimbshme: Ndahet papritur nga jeta e reja nga Gjilani, Blediona Muji
Është ndarë papritur nga jeta e reja nga Bresalci i Gjilanit, Blediona Muji.
Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët, shkruan Mediafokus.info.
“Me pikëllim të thellë njoftojmë farefisin, miqtë, dashamirët, shokët dhe shoqet, se sot ndërroi jetë më e dashura jonë, vajza, motra, mbesa, shoqja, Blediona (Behar) Muji. Për varrimin e të ndjeres do të ju njoftojmë me kohë!”, thuhet në njoftimin e familjes.

