E dhimbshme: Ndërron jetë papritur oftalmologu i njohur nga Gjilani, Dr. Visar Huruglica

Ka ndërruar jetë papritur oftalmologu i njohur nga Gjilanit, Dr. Visar Huruglica, shkruan Mediafokus.info.

Lajmin e mortit e ka bërë të ditur kolegu i tij, dr. Samir Bytyqi, nëpërmjet facebokut.

https://mediafokus.infodr-visar-huruglica-e-kishte-operuar-policin-qe-nuk-e-ndihmoi-shteti-per-trajtim-jashte-vendit/

“Lajmi për vdekjen e kolegut tonë Dr. Visar Huruglica na ka tronditur të gjithëve. Komuniteti mjekësor humbi një nga Oftalmologët me të mirë.  Pusho i qetë Viski. Ngushëllime familjes dhe gjithë shoqërisë!”, ka shkruar ai.

Ndonëse i ri në moshë, Dr. Huruglica dha kontribut të jashtëzakonshëm në trajtimin e pacientëve.

Dr. Visar Huruglica u lind në vitin 1982 në Gjilan, ku kreu shkollimin fillor dhe të mesëm. Studimet universitare në Mjekësi të Përgjithshme i kreu në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë.

Në vitin 2015 përfundoi specializimin në Oftalmologji, për tu punësuar më pastaj në Klinikën e Oftalmologjisë.

/Mediafokus.info/